Situata në veri mund të largojë investitorët, thonë ekonomisët

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, kjo meqë sipas tyre kjo situatë ndikon edhe në zhvillimet politike në marrëdhëniet ekonomike në vend. Përveq thirrjeve që vendimmarrësit politikë të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik, ata vlerësojnë se pritet të ketë…

Lajme

18/06/2023 08:11

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, kjo meqë sipas tyre kjo situatë ndikon edhe në zhvillimet politike në marrëdhëniet ekonomike në vend. Përveq thirrjeve që vendimmarrësit politikë të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik, ata vlerësojnë se pritet të ketë tërheqje të investitorëve.

Zhvillimet e fundit në veri të vendit pritet të ndikojnë negativisht edhe në ekonominë e Kosovës.

Andaj lidhur me këtë ka reaguar Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare, derisa ka bërë thirrje që vendimmarrësit politikë të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.

“Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes. Lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes. U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik”, thuhet nga kjo odë.

E njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se me situatën e krijuar ka sinjale negative për ekonominë ne vend.

“Veqse kanë fillu disa lëvizje jo pozitive për ekonominë në vend, disa biznese kanë njfotuar për anulim të kontratave për të sjellë turist, klientë, investitorë për të lëvizur kapitalin në drejtim të Kosovës mirëpo me situatën momentale që kemi dhe në rast se vazhdon të jetë e tillë lidhur edhe me sanksionet e paralajmëruara janë sinjali negative për investitorët momental”, thotë Besnik Avdijaj.

“Në rast se nuk shtensionohet situata në veri sigurisht mundet me pas tërheqje të investitorëve, kjo sepse ndikon jostabiliteti politik çrregullon rrethanat ekonomike që të bëjnë të pasigurt të operojnë me produkte dhe shërbime ose ndonjë veprimtari tjetër…”, thotë Bellaqa.