Historike, Denver Nuggets shpallen kampion në NBA për herë të parë
Denver Nuggets janë shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Nuggets mposhtën skuadrën e Miami Heat në ndeshjen e pestë me rezultat 94 – 89. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Heat që fituan dy çerekët e parë, transmeton lajmi.net. Mirëpo, më pas ishin Denver ata që morën nën kontroll ndeshjen…
Sport
Denver Nuggets janë shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Nuggets mposhtën skuadrën e Miami Heat në ndeshjen e pestë me rezultat 94 – 89.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Heat që fituan dy çerekët e parë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, më pas ishin Denver ata që morën nën kontroll ndeshjen dhe u shpallen kampion.
Në këtë ndeshje shkëlqeu serbi Nikola Jokic, i cili shënoi 28 pikë, dhe dhuroi katër asistime.
Kjo ishte seria e pestë e finaleve në NBA, ku Nuggets i fitoi katër prej tyre ndërsa Miami vetëm një.
Kjo është hera e parë që Nuggets shpallen kampion në NBA./Lajmi.net/