Shkruhet historia, Manchester City fiton titullin e parë të UEFA Champions League
Skuadra e Manchester Cityt ka fituar për herë të parë titullin e UEFA Champions League në histori të klubit. Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e…
Sport
Skuadra e Manchester Cityt ka fituar për herë të parë titullin e UEFA Champions League në histori të klubit.
Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net
Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të dhe realizator ishte lojtari spanjoll, Rodri.
Mesfushori i Kombëtares së Spanjës shënoi pas një tollovie në zonën e Interit.
Kujtojmë që Manchester City tani kompleton tripletën këtë sezon, duke fituar kështu titujt si: UEFA Champions, Premier League dhe FA Cup./Lajmi.net/
GOAL | Manchester City 1-0 Inter | Rodripic.twitter.com/WRn6D6i3j9
— VAR Tático (@vartatico) June 10, 2023