Hedhjet e mjeteve piroteknike në fushë, FFK-ja gjobit Ferizajn e Lirinë për ndeshjen e barazhit
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gjobitur Ferizajn dhe Lirinë e Prizrenit për ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. KD i FFK-së i ka gjobitur me nga 1 mijë euro dy klubet për shkak të veprimeve të tifozerive të tyre, shkruan lajmi.net. Tifozeritë e dy skuadrave hodhën…
Sport
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gjobitur Ferizajn dhe Lirinë e Prizrenit për ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
KD i FFK-së i ka gjobitur me nga 1 mijë euro dy klubet për shkak të veprimeve të tifozerive të tyre, shkruan lajmi.net.
Tifozeritë e dy skuadrave hodhën mjetet piroteknike në fushën e lojës për disa herë, me ç’rast në disa momente u ndërpre edhe ndeshja.
“FC ”Ferizaj”. Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minuten 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte nërprerë ndeshja për dy minuta. Në minuten 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.
“FC”Liria”. Në minutat 4, 23, 32 hodhën mjete piroteknike tymuese, ndërsa para fillimit të pjesës së dytë, hodhën në fushën e lojës dy mjete piroteknike tymuese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana-Liria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftim./Lajmi.net/