“Urime refuzohet ankesa e Ferizajt” – Liria reagon pas vendimit të Komisionit të Garave

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka refuzuar ankesën e Ferizajt për ndeshjen e barazhit kundër Lirisë. Ferizaj është ankuar në FFK, pasi ka pretenduar se Liria ka pasur futbollistë në fushë me kontrata që i kanë skaduar më 31 maj dhe jo më 30 qershor, pretendim që u hodh poshtë nga…

Sport

07/06/2023 14:10

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka refuzuar ankesën e Ferizajt për ndeshjen e barazhit kundër Lirisë.

Ferizaj është ankuar në FFK, pasi ka pretenduar se Liria ka pasur futbollistë në fushë me kontrata që i kanë skaduar më 31 maj dhe jo më 30 qershor, pretendim që u hodh poshtë nga KG, shkruan lajmi.net.

Pas vendimit të Komisionit të Garave ka reaguar klubi prizrenas me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Urime, refuzohet ankesa e Ferizajt. Konfirmohet, Liria në Superligë” – thuhet ndër tjerash në postimin e klubit prizrenas.

POSTIMI I PLOTË:

Urime, refuzohet ankesa e Ferizajit

Konfirmohet , Liria në Superlig

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVES

Komisioni i Garave i FFK-së ,në përbërje : Abdyl Bellopoja- Kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrarti-

anëtar , në seancen e vetë të mbajtur me date : 07.06.2023, duke vendosur lidhur me

regjistrimin e ndeshjes së Barzhit në mes të K.F.-Ferizaji- K.F.- Liria- si dhe të ankesës së

ushtruar nga: Klubi i Futbollit – K.F.-Ferizaji , lidhur me kontestimin e rregulësisë e kësaj

ndeshje, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent , Konform Nenit 66. të

Propozicioneve të Garave dhe Nenit 71 të Regullorës së Garave ,me date: 07.06.2023 mori

këtë :

V E N D I M

Refuzohet si e Pa Bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit –Ferizaji “- nga Ferizaji dhe ndeshja e

e Barazhit në mes K.F.- Ferizaji – dhe K.F.Liria regjistrohet me rezultat të arritur në fushe , në

kohë të rregult 0:0 dhe pas vazhdimeve ,me penallti 0 : 3 në favor të K.F.- Liria nga Prizereni .

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 07.06.2023 , me rastin e rexhistrimit të

kësaj ndeshje ,konstatoi se K.F.- Ferizaji ka ushtruar ankesë duke kontestuar rregullsin e kësaj

ndeshje ,për shkak se lojtari Liridon Fetahaj me ID.00636M91 është paraqitë në ndeshje pa të

drejtë për shkak të skadimit të kontrtës .

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua :

Se , për Komisionin e Garave , sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullorës së Garave janë

prëmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën .

Se, Komisioni i Garave në ecurin e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të

vendimmarjes , ka kerkuar deklarata nga zyrtarët kompetent të FFK-së .

Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas Nenit 13. të rregullores së garave ,-viti

garues fillon me 01.korrik , ndersa përfundon me 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i

ndarë në dy stinor- Vjeshtor dhe Pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe

juridikisht kualifikohet si ndeshje e edicionit Pranveror që është brenda edicionit të garave për

vitin 2022-2023. Po ashtu edhe sipas Nenit 29. të Propozicioneve të Garave lojtatri Liridon

Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e

pales ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e K.F.- Ferizaji, refuzohet si e pa Bazuar dhe

ndeshja e barazhit mes K.F. Ferizaji – K.F. Liria, rexhistrohet me rezultat të arritur në fushë,

në kohë të rregullt 0: 0 dhe pas vazhdimeve, me penallti 0 : 3 në favor të K.F-Liria.

Nga theksimet e lartëshenuara u vendos si në dipozitiv .

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit./Lajmi.net/