Optimizmi i madh i tifozit anglez, e bën tatuazh tripletën e Man Cityt ende pa e fituar
Përveç pasionit të madh që kanë për futbollin, tifozët anglezë janë tejet optimist për ekipet e tyre dhe kombëtaren angleze. Një tifoz i Manchester Cityt ka shkuar aq larg sa ka bërë tatuazh në trup trofetë e ekipit anglez këtë edicion, anise njëra prej tyre nuk është e sigurtë ende. Manchester City ka fituar deri…
Sport
Përveç pasionit të madh që kanë për futbollin, tifozët anglezë janë tejet optimist për ekipet e tyre dhe kombëtaren angleze.
Një tifoz i Manchester Cityt ka shkuar aq larg sa ka bërë tatuazh në trup trofetë e ekipit anglez këtë edicion, anise njëra prej tyre nuk është e sigurtë ende.
Manchester City ka fituar deri më tani Premierligën dhe FA Cup, ndërkohë që është në finale të Ligës së Kampionëve.
Me fitimin eventual të Ligës së Kampionëve, Manchester City do ta fitonte tripletën.
Tifozi i “qytetarëve” ka bërë tatuazh logon e Manchester Cityt dhe tri trofetë përreth duke treguar optimizmin e tij se kampionët e Anglisë do t’ia dalin në finale të Ligës së Kampionëve.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll mes Manchester Cityt dhe Interit./Lajmi.net/