Rexhepi pas rikthimit të Lirisë në Superligë: Sot u treguam të gjithëve se si mund të fitohet
Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24. Prizrenasit ia dolën të rikthehen në futbollin elitar pas katër vjetësh, pasi mposhten me penallti sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit. Pas ndeshjes trajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi tha se u treguam se si fitohet një ndeshje. “Ka sukses, mbi sukses.…
Sport
Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.
Prizrenasit ia dolën të rikthehen në futbollin elitar pas katër vjetësh, pasi mposhten me penallti sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.
Pas ndeshjes trajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi tha se u treguam se si fitohet një ndeshje.
“Ka sukses, mbi sukses. Ne Ligën e Parë është lehtë të shpallesh kampion, por e vështirë të futesh një skuadër nga barazhi në Superligë. Sot u treguam të gjithëve se si mund të fitohet. Edhe brenda lojës kishim mundësi të fitonim. Kemi bllokuar Ferizajn, e kemi ditur se si luajnë. Jam tepër i lumtur. Nuk dua të flasë diçka më tepër. Dua të pushojë dhe ta marrë vetën, do të bëj një analizë më të thellë të gjithë sezonit. Fitoren ua dedikoj tifozëve dhe familjes sime. Ishte një punë e palodhur e të gjithëve. Kemi ushtruar penalltitë, e dija që nuk do t’i humbim. Ferizajt i dëshiroj suksese në të ardhmen”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.
Ndeshja e barazhit në mes Ferizaj dhe Lirisë u zhvillua në Podujevë, ‘Zahir Pajaziti’ dhe u mbyll 3:0 në favor të prizrenasve pas penalltive./Lajmi.net/