“Eksod” i madh te klubi anglez i promovuar së fundmi në Premierligë, largohen 10 lojtarë
Luton Town ka larguar 10 lojtarë pas promovimit të klubit në Premierligë, njofton The Sun, transmeton lajmi.net. Kapiteni i Hatters Sonny Bradley do të largohet nga skuadra në fund të këtij muaji, ashtu si edhe mesfushori Henri Lansbury. Portieri Harry Isted, i cili bëri përshtypje kur ishte i huazuar te Barnsley këtë sezon, do të…
Sport
Luton Town ka larguar 10 lojtarë pas promovimit të klubit në Premierligë, njofton The Sun, transmeton lajmi.net.
Kapiteni i Hatters Sonny Bradley do të largohet nga skuadra në fund të këtij muaji, ashtu si edhe mesfushori Henri Lansbury.
Portieri Harry Isted, i cili bëri përshtypje kur ishte i huazuar te Barnsley këtë sezon, do të largohet gjithashtu.
Luton gjithashtu ka njoftuar se Ethan Horvath, Cody Drameh dhe Marvelous Nakamba do të kthehen në klubet e tyre.
Disa lojtarë nga skuadra e zhvillimit të klubit, duke përfshirë Daniel Idiakhoa, Avan Jones, Conor Lawless, Josh Neufville, Callum Nicolson, Casey Pettit dhe Josh Williams, do të largohen në javët e ardhshme.
Me një numër yjesh të ekipit të parë që do të largohen nga Kenilëorth Road këtë muaj, Hatters kanë zbuluar se ata ende po përpiqen të negociojnë kushtet e kontratës me katër lojtarë.
Amari’i Bell dhe Luke Berry pritet të qëndrojnë në Bedfordshire, si dhe Tom Lockyer dhe Pelly Ruddock Mpanzu.
Mpanzu bëri histori javën e kaluar pasi ndihmoi Luton të fitonte promovimin në Premierligë./Lajmi.net/