“Jam tifoz i Interit në Stamboll”, Galliani flet edhe për situatën e Ibrahimovicit
Adriano Galliani, drejtor menaxhues i ekipit nga Serie A, AC Monza ka folur në lidhje me finalen e madhe të UEFA Champions League dhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic. Në fakt, Galliani befasoi tifozët e Milanit duke thënë se do ta mbështesë Interin në finalen e Stambollit ndaj Manchester Cityt që zhvillohet gjatë muajit qershor, shkruan…
Sport
Adriano Galliani, drejtor menaxhues i ekipit nga Serie A, AC Monza ka folur në lidhje me finalen e madhe të UEFA Champions League dhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic.
Në fakt, Galliani befasoi tifozët e Milanit duke thënë se do ta mbështesë Interin në finalen e Stambollit ndaj Manchester Cityt që zhvillohet gjatë muajit qershor, shkruan Lajmi.net
“Unë jam ftuar nga UEFA dhe do të shkoj në Stamboll. Natyrisht që jam tifoz i Milanit, por për qytetin e Milanos dhe për futbollin italian është e mrekullueshme nëse një ekip arrin në finale dhe e fiton atë. Të gjithë e dinë që fitorja në garat e UEFA-s sjellin pikë për të gjithë ekipet italiane. Në ligë jemi rival, por kur luan me ekipet e huaja duhet të bëni tifo për skuadrat italiane”, u shpreh Galliani.
Ish-njeriu kryesor i Milanit foli edhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic – ku në media u spekulua për një kalim të suedezit në Monza gjatë afatit kalimtar.
“Nuk e di. Ne po flasim për gjëra romantike. Nuk mendoj për ekipin e Milanit. Paulo Malidni dhe kushdo që është përgjegjës do të përkujdeset për këtë”, vazhdoi tutje italiani./Lajmi.net/
#Galliani: 'Lunedì la firma di Palladino, a Istanbul tiferò Inter. Su Ibrahimovic al Monza..' https://t.co/4gKOv2eUcT pic.twitter.com/HaSC17tH0I
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 30, 2023