Gjokoviqi i pangopur me skandale, bën deklaratë qesharake se “Kosova është kala e Serbisë”

Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq ka shkaktuar një tjetër skandal në lidhje me Republikën e Kosovës. Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6, shkruan lajmi.net. Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke…

Sport

30/05/2023 08:36

Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq ka shkaktuar një tjetër skandal në lidhje me Republikën e Kosovës.

Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6, shkruan lajmi.net.

Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze. “Kosova është Serbi. Stop dhunës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze Gjokoviq në kamerë, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, Gjokoviq nuk u ndal me skandale edhe me një deklaratë jo shumë orë pas asaj që bëri në fushë.

“Si serb më dhemb shumë kjo që po ndodhë në Kosovë. Njerëzit tanë po dëbohen nga komunat. Më e pakta që mund të bëjë ishte kjo. Ndjehem përgjegjës si person publik dhe djali i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Ndjej nevojën të tregoj mbështetje për gjithë Serbinë. Nuk e di se çka sjell e ardhmja për popullin serb dhe Kosovën, por është shumë e nevojshme të tregohet përkrahje”, tha ai.

“Nuk e di çka do të ndodhë, e di që ka pasur pyetje nga gazetarët ndërkombëtarë se a do të më dënojnë. Nuk kam asnjë pendesë, do ta bëja sërish. Jam kundër luftës dhe konflikteve, këtë e kam treguar gjithnjë. Situata me Kosovën është precedent sipas kartës së OKB-së dhe të gjitha të drejtave. Më vjen keq për situatën në të cilën jemi. Kosova është vatër e jona, kala e jona. Atje është bërë beteja më e madhe, atje ndodhen manastiret më të rëndësishme. Arsyet janë të shumta e sidomos pasi ajo është e vërteta”, shtoi Gjokoviq.

Këto nuk janë veprimet e vetme të Gjokoviqit në karrierën e tij në lidhje me Kosovën.

Ai edhe më parë ka shkaktuar skandale të mëdha duke përdorur slloganin qesharak “Kosova është Serbi”./Lajmi.net/