Pavarësisht titullit, Bayerni shkarkon Kahn dhe Salihamidzic

Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë shkarkuar nga Bayern Munichu, pavarësisht se skuadra e fitoi titullin e kampionit të këtij sezoni në Bundesliga, bënë të ditur “BILD”. Thuhej se Oliver Kahn mungoi për ndeshjen e sotme ndaj Kolnit për shkak se ishte i sëmurë, por sipas informacioneve të “Bild” kjo është vetëm gjysma e të…

Sport

27/05/2023 18:08

Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë shkarkuar nga Bayern Munichu, pavarësisht se skuadra e fitoi titullin e kampionit të këtij sezoni në Bundesliga, bënë të ditur “BILD”.

Thuhej se Oliver Kahn mungoi për ndeshjen e sotme ndaj Kolnit për shkak se ishte i sëmurë, por sipas informacioneve të “Bild” kjo është vetëm gjysma e të vërtetës, transmeton lajmi.net.

Bëhet e ditur se Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic nuk do të jenë më pjesë e Bayern Munichut, pasi që thuhet se ka pasur një mbledhje emergjente të krerëve të klubit.

Vendimi për Kahn ishte marrë pavarësisht rezultatit të garës për titullin e kampionit në Bundesliga. Komunikata zyrtare nga klubi pritet sot.

Pasuesi i Kahn në rolin e drejtorit ekzekutiv të klubit do të jetë 55 vjeçari, Jan-Christian Dreesen./Lajmi.net/