Ballkani e tepron me festën për titull, paguan këngëtarë mijëra euro
Skuadra e Ballkanit gjatë javës së kaluar siguroi titullin kampion në Superligën e Kosovës për herë të dytë radhazi. Të dielën ata luajnë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Gjilanit, të cilët ishin si vendas në këtë ndeshje, por i bën një “dhuratë” klubit nga Suhareka, duke i lejuar që këtë takim ta zhvillojnë në…
Sport
Skuadra e Ballkanit gjatë javës së kaluar siguroi titullin kampion në Superligën e Kosovës për herë të dytë radhazi.
Të dielën ata luajnë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Gjilanit, të cilët ishin si vendas në këtë ndeshje, por i bën një “dhuratë” klubit nga Suhareka, duke i lejuar që këtë takim ta zhvillojnë në shtëpi, shkruan Lajmi.net
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Ballkanit ka njoftuar se pas ndeshjes do të ketë festë në qytetin e Suharekës dhe duket se kanë harxhuar mijëra euro për këtë, pasi të ftuar janë shumë këngëtar të njohur nga Kosova, përfshi Ledri Vula dhe Shkurte Fejza.
“Të dielën festojmë të gjithë bashkë me këngëtarët e mirënjohur kurorëzimin e suksesit të radhës, për të cilin besojmë fuqishëm që i hap rrugë triumfeve të tjera”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që skuadra e Ballkanit vazhdon të luaj në fushën me bari sintetik, që është shumë e dëmshme për lojtarët./Lajmi.net/