Goli iu anulua për faull në sulm, Haaland publikon fotografi të këmbës së gjakosur
Erling Haaland ka postuar një fotografi të këmbëve të tij të gërvishtura në Instagram pas ndeshjes së mbrëmshme të xhiros së 32-të të Premierligës ndërmjet Brighton dhe Manchester City (1:1). Sulmuesi norvegjez asistoi në golin e Phil Foden për avantazhin e minutës së 25-të, përcjell lajmi.net. Paraguaiani Julian Enciso barazoi me gol në minutën e…
Sport
Erling Haaland ka postuar një fotografi të këmbëve të tij të gërvishtura në Instagram pas ndeshjes së mbrëmshme të xhiros së 32-të të Premierligës ndërmjet Brighton dhe Manchester City (1:1).
Sulmuesi norvegjez asistoi në golin e Phil Foden për avantazhin e minutës së 25-të, përcjell lajmi.net.
Paraguaiani Julian Enciso barazoi me gol në minutën e 38-të, kur goditi në mënyrë fantastike nga rreth 30 metra.
Haaland shënoi në minutën e 79-të, por goli u anulua pas një kontrolli në VAR për shkak të faullit të norvegjezit ndaj portierit të Brighton, Levi Colwill.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, protestoi ndaj vendimit, ndaj gjyqtari Simon Hooper i dha një karton të verdhë.
“Nëse ishte një faull, atëherë 25 topat e gjatë të luajtur në Erling duhet të jenë gjithashtu faull”, komentoi Guardiola për Sky Sports.
Haaland mbërriti te Manchester City në verën e vitit 2022 nga Borussia Dortmund.
Në sezonin e tij të parë në klubin anglez, ai shënoi 52 gola në 51 paraqitje deri më tani./Lajmi.net/