Bad News Eagles e nis me këmbë të mbarë turneun e ri në CS:GO, triumfon kundër ekipit danez

Bad News Eagles e ka nisur me fitore turneun e ri të CS:GO, “CCT 2023 Online Finals 1”. Ekipi shqiptar nga Kosova triumfuan 2:1 ndaj ekipit danez, ex-Copenhagen Flames, shkruan lajmi.net. Skuadra daneze e fitoi mapën e parë në Anubis 16:7, ndërkohë BNE-ja u rikthye me dy fitore radhazi në Ancient 16:13 dhe në Inferno…

Sport

23/05/2023 14:42

Bad News Eagles e ka nisur me fitore turneun e ri të CS:GO, “CCT 2023 Online Finals 1”.

Ekipi shqiptar nga Kosova triumfuan 2:1 ndaj ekipit danez, ex-Copenhagen Flames, shkruan lajmi.net.

Skuadra daneze e fitoi mapën e parë në Anubis 16:7, ndërkohë BNE-ja u rikthye me dy fitore radhazi në Ancient 16:13 dhe në Inferno 16:12.

Bad News Eagles në fazën tjetër luan me fituesin e takimit Forze – Havu.

Bad News Eagles ka një lojë tjetër sot. Luan nga ora 17:00 në kuadër të turneut “CCT South Europe Series 4” me ekipin Endpoint./Lajmi.net/