Arsenali synon hakmarrjen ndaj Cityt në merkato, planifikon transferimin të madh
Arsenali humbi garën me Manchester Cityn për titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon. “Topçinjtë” ishin disa xhiro larg trofeut, por në fund “Qytetarët” ia dolën të përmbysnin gjithçka dhe të triumfojnë në elitën e futbollit anglez. Megjithatë, Arsenali synon t’i hakmerret Manchester Cityt në merkaton e verës, sipas mediave angleze, transmeton lajmi.net. Klubi londinez…
Sport
Arsenali humbi garën me Manchester Cityn për titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon.
“Topçinjtë” ishin disa xhiro larg trofeut, por në fund “Qytetarët” ia dolën të përmbysnin gjithçka dhe të triumfojnë në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë, Arsenali synon t’i hakmerret Manchester Cityt në merkaton e verës, sipas mediave angleze, transmeton lajmi.net.
Klubi londinez po e planifikon seriozisht transferimin e mesfushorit të Cityt, Ilkay Gundogan.
Arsenal are reportedly planning a move for İlkay Gündoğan, who is out of contract this summer.
Mikel Arteta when he spots another Man City star available ?️ pic.twitter.com/UiTvW5Rbnp
— B/R Football (@brfootball) May 22, 2023
Mesfushorit gjerman me prejardhje turke i skadon kontrata në verën e këtij viti dhe mund të ndryshojë destinacion.
Nga Arsenali sipas të gjitha gjasave pritet të largohet futbollisti shqiptar, Granit Xhaka i cili është afër Bayer Leverkusenit.
Gundogan shihet si një nga zëvendësuesit e Xhakës në merkaton verore të transferimeve, përveç mesfushorit Declan Rice të West Ham United./Lajmi.net/