Bayer Leverkuseni e do me çdo kusht Xhakën, synon transferimin në fillim të qershorit

Bayer Leverkuseni është shumë i interesuar që të sigurojë sa më parë shërbimet e Granit Xhakës. Klubi gjerman synon të kompletojë transferimin e mesfushorit shqiptar në fillim të muajit qershor, shkruan lajmi.net. Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas tij, klubi që bën gara…

Sport

22/05/2023 19:15

Bayer Leverkuseni është shumë i interesuar që të sigurojë sa më parë shërbimet e Granit Xhakës.

Klubi gjerman synon të kompletojë transferimin e mesfushorit shqiptar në fillim të muajit qershor, shkruan lajmi.net.

Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubi që bën gara në Bundesligan gjermane po e pret Xhakën me ofertë katërvjeçare.

“Bayer Leverkusen pret që marrëveshja e Granit Xhakës të mbyllet në fillim të qershorit. Xabi Alonso po e pret atë, me kontratë 4-vjeçare” – ka shkruar Romano në Twitter./Lajmi.net/