Fituan ndaj Real Madrid, por Guardiola s’i la të festonin / I kthyen mbrapsht 60 shishe shampanjë

Skuadra e Manchester Cityt siguroi finalen e madhe të UEFA Champions League pasi gjatë kësaj jave deklasoi 4 me 0 ekipin e Real Madridit. Një storje interesante ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku në dhomat e zhveshjes lojtarët panë 60 shishe shampanjë, shkruan Lajmi.net Megjithatë, trajneri spanjoll Pep Guardiola nuk i la lojtarët e ti…

Sport

20/05/2023 10:54

Skuadra e Manchester Cityt siguroi finalen e madhe të UEFA Champions League pasi gjatë kësaj jave deklasoi 4 me 0 ekipin e Real Madridit.

Një storje interesante ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku në dhomat e zhveshjes lojtarët panë 60 shishe shampanjë, shkruan Lajmi.net

Megjithatë, trajneri spanjoll Pep Guardiola nuk i la lojtarët e ti të hapnin shishet – dhe festën ia shtyu për disa ditë, deri në fitimin e një trofeu të parë këtë sezon.

Pra, 60 shishe shampanjë u rikthyen në frigorifer, të qëndronin të ftohta për festën e titullit në Premier League – ku Manchester City mund ta festoj nesër në rast të një fitoreje ndaj Chelseat.

Por, të kaltërtit nga Manchesteri mund të festojnë edhe sonte, në rast se Arsenali dështon të fitoj takimin kundër Nottingham Forest.

Kujtojmë që skuadra e Pep Guardiolas është nga një fitore larg, për ta fituar tripletën e parë në histori të klubit: FA Cup (kundër Manchester Unitedit), Champions League (kundër Interit) dhe një fitore në Premier League./Lajmi.net/