I tha “mbylle gojën” gjatë ndeshjes, Guardiola për De Bruyne: Më pëlqeu, kjo është energjia që duhet treguar

Skuadra e Manchester Cityt arriti të kualifikohet në finalen e madhe të UEFA Champions League pasi mposhti thellë 4 me 0 ekipin nga La Liga, Real Madrid. Gjatë ndeshjes ndodhi një moment interesant, ku kamerat kapen mesfushorin belg, Kevin De Bruyne duke i bërtitut trajnerit të tij, Pep Guardiola me fjalët “Mbylle gojën, mbylle”, shkruan…

Sport

19/05/2023 17:11

Skuadra e Manchester Cityt arriti të kualifikohet në finalen e madhe të UEFA Champions League pasi mposhti thellë 4 me 0 ekipin nga La Liga, Real Madrid.

Gjatë ndeshjes ndodhi një moment interesant, ku kamerat kapen mesfushorin belg, Kevin De Bruyne duke i bërtitut trajnerit të tij, Pep Guardiola me fjalët “Mbylle gojën, mbylle”, shkruan Lajmi.net

Në konferencë për media, trajneri i Manchester Cityt u shfaq para ndeshjes me Chelsean në Premier League dhe tregoi këtë moment me mesfushorin belg.

“Më pëlqen kjo. Ne i bërtitem njëri-tjetrit, dhe kjo tregon energji. Ju nuk e dini se sa shumë ai më bërtet në stërvitje”, u shpreh trajneri spanjoll.

Kujtojmë që Manchester City gjatë këtij vikendi luan ndaj Chelseat dhe në rast të fitores, ata festojnë titullin kampion në Premier League./Lajmi.net/