Hendboll: Vushtrria fiton ndeshjen shumë dramatike, kualifikohet në finale

Gentiana Basholli ka shkëlqyer për ta dërguar Vushtrrinë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Vushtrria vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta e mposhti Ferizajn me rezultat 29:28. Dhe golin e fitores e shënoi Basholli në sekondat e fundit. Basholli i realizoi 12 gola, duke qenë e pandalshme për lojtaret ferizajase.…

Sport

16/05/2023 21:26

Gentiana Basholli ka shkëlqyer për ta dërguar Vushtrrinë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Vushtrria vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta e mposhti Ferizajn me rezultat 29:28. Dhe golin e fitores e shënoi Basholli në sekondat e fundit.

Basholli i realizoi 12 gola, duke qenë e pandalshme për lojtaret ferizajase.

Ndeshja u luajt të martën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ishte shumë dramatike, ndërsa nuk përfundoi pas 60 minutave lojë.

Te Vushtrria u dallua edhe portierja Arjeta Maloku me shumë pritje. Burneta Rama i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i kishin Donita Kasumi e Agnesa Hysa.

Albulena Kelmendi i shënoi gjashtë gola për Ferizajn. Nga pesë i kishin Meri Koneski, Albulena BAsha e Simone Keita.

Vushtrria e fitoi gjysmëfinalen me rezultatin 2:1. Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar skuadra vendase. Më pas Vushtrria fitoi në palestrën e saj dhe finalen e siguroi të martën.

Në finale të plejofit Vushtrria takohet me Istogun. Ndeshja e parë është të shtunën mbrëma në Istog./Lajmi.net/