Walker tregon arsyen pse përqafoi Viniciusin: I thashë mos më kalo me stil, sepse bëhem meme

Skuadra e Manchester Cityt nesër luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madrid në “Etihad” të UEFA Champions League. Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme u paraqit futbollisti anglez, Kyle Walker, shkruan Lajmi.net Ai tregoi momentin kur u përqafua me kundërshtarin e tij, Vinicius Junior. “Ai tentoi të më kalonte me stil, ishte…

Sport

16/05/2023 16:17

Skuadra e Manchester Cityt nesër luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madrid në “Etihad” të UEFA Champions League.

Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme u paraqit futbollisti anglez, Kyle Walker, shkruan Lajmi.net

Ai tregoi momentin kur u përqafua me kundërshtarin e tij, Vinicius Junior.

“Ai tentoi të më kalonte me stil, ishte sikur t’i thosha mos e bëjë këtë sepse mund të bëhem meme. Unë tregoj respekt për çdo lojtar, sikur me Kylian Mbappen në Kupën e Botës”, u shpreh futbollisti i Manchester Cityt

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Cityt dhe Real Madrid u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1 në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/