Të martën përcaktohet finalisti i fundit në hendboll

Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale. Ndeshjen e parë në Ferizaj…

Sport

15/05/2023 19:43

Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale.

Ndeshjen e parë në Ferizaj skuadra vendase e kishte fituar me rezultat 25:18. Të shtunën në Vushtrri, fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 23:22. Kështu finalisti do të caktohet në ndeshjen e tretë. Pritet hendboll i mirë dhe ndeshje interesante.

Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.

Te hendbollistët, në finale takohen Besa Famgas e Trepça. Ndeshja e parë është në fundjavë në Pejë./Lajmi.net/