Derbi i Anamoravës eskaloi pas bilbilit të fundit

Derbi i xhiros së 34 në Superligën e Kosovës në mes Gjilanit dhe Dritës u mbyll me incidente. Ndeshja e kësaj xhiroje ishte vendimtare për të dy ekipet, transmeton lajmi.net. Drita kërkonte fitoren për të mbajtur vendin e parë, kurse Gjilani për të ruajtur pozitën që e çon në garat evropiane. Megjithatë, derbi i Anamoravës…

Sport

14/05/2023 18:31

Derbi i xhiros së 34 në Superligën e Kosovës në mes Gjilanit dhe Dritës u mbyll me incidente.

Ndeshja e kësaj xhiroje ishte vendimtare për të dy ekipet, transmeton lajmi.net.

Drita kërkonte fitoren për të mbajtur vendin e parë, kurse Gjilani për të ruajtur pozitën që e çon në garat evropiane.

Megjithatë, derbi i Anamoravës u mbyll pa fitues, me rezultatin final 1:1.

Një penallti mjaft e dyshimtë u akordua për Gjilanin.

Iu desh kohë e gjatë gjyqtarit kryesor të vendoste nëse ishte faull në sulm, apo penallti për vendasit.

Që më pas vendosi të akordojë penallti.

E nga pika e bardhë barazoi shifrat Mevlan Zeka, ndërsa golin për Dritën e kishte shënuar Rron Broja në minutën e 32′.

Pas përfundimit të ndeshjes eskaloi situata në fushë.

Lojtarët e dy skuadrave kishin përplasje fizike, duke bërë që pjesët tjera të skuadrës të ndërhynin që situata të mos vazhdonte me ndonjë incident.

Edhe forcat e rendit u detyruan të futeshin në fushë, në mënyrë që të mos kishte ndonjë eskalim më të madh./Lajmi.net/