Prishtina dhe Malisheva ndajnë pikët

Prishtina dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 34 në Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit ndanë pikët pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte mjaft interesante, pasi të dy klubet kishin objektivat e tyre. Prishtina kërkon një vend në Evropë, Malisheva mbijetesën. Goli i vetëm për kryeqytetasit në këtë përballje u shënua në…

Sport

14/05/2023 16:56

Prishtina dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 34 në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit ndanë pikët pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte mjaft interesante, pasi të dy klubet kishin objektivat e tyre.

Prishtina kërkon një vend në Evropë, Malisheva mbijetesën.

Goli i vetëm për kryeqytetasit në këtë përballje u shënua në minutën e 61’.

Mergim Pefqeli ishte heroi i prishtinasve që realizoi.

Malisheva barazoi me Zekën, në minutën e 82 nga penalltia

Me këtë barazim Prishtina ndodhen në vendin e pestë me 45 pikë, kurse Malisheva ka 40 pikë në vendin e shtatë./Lajmi.net/