E turpshme: Tifozët suharekas ofendojnë Batatinën, ndërpritet dy herë ndeshja Ballkani – Llapi

Ka përfunduar pjesa e parë edhe në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Rezultati pas 45 minutave të para është 1:0 në favor të Ballkanit, shkruan lajmi.net. Albion Rrahmani i dha epërsinë “portokallezinjve” pas 30 minutave lojë duke shënuar me kokë. Por, gjatë fraksionit…

Sport

14/05/2023 15:54

Ka përfunduar pjesa e parë edhe në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati pas 45 minutave të para është 1:0 në favor të Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Albion Rrahmani i dha epërsinë “portokallezinjve” pas 30 minutave lojë duke shënuar me kokë.

Por, gjatë fraksionit të parë të lojës, ndeshja në stadiumin e qytetit në Suharekë u ndërpre dy herë.

Kjo dyshohet të jetë për shkak të ofendimeve të shumta nga tifozët suharekas në drejtim të trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

Nuk është hera e parë që tifozët e Ballkanit ofendojnë trajnerin dhe ekipin e Llapit, sa herë që këta të fundit udhëtojnë në Suharekë për të zhvilluar ndeshje./Lajmi.net/