Ndihmëstrajnerit të Romës dikush ia theu dyert e veturës, s’dihet arsyeja
Ndihmës menaxheri i Jose Mourinhos, Salvatore Foti, pati një situatë të hidhur pas fitores së Romës në gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusen. Dikush ia kishte thyer dyert e veturës së tij, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes pas ndeshjes dhe ai ka zbuluar mëngjesin e…
Sport
Ndihmës menaxheri i Jose Mourinhos, Salvatore Foti, pati një situatë të hidhur pas fitores së Romës në gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusen.
Dikush ia kishte thyer dyert e veturës së tij, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes pas ndeshjes dhe ai ka zbuluar mëngjesin e së premtes se automjetit i ishin hequr dy dyer.
Nuk është ende e qartë nëse personat e paidentifikuar deri më tani e dinin veturën e kujt po shkatërronin, por ata me siguri bënë shumë dëme, duke marrë derën e përparme dhe të pasme nga ana e shoferit.
Foti ishte detyruar ta shikonte fitoren 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit nga tribuna në Stadio Olimpico, teksa ishte i dënuar nga UEFA për tre ndeshje.
Kjo iu imponua për përplasjen e tij me Santiago Gimenez gjatë çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Feyenoord, ku ai dukej se e shtyu dhe ndoshta edhe grushtoi lojtarin./Lajmi.net/
❌ Roma, brutta sorpresa per Foti dopo il Bayer: trova la macchina senza sportelli#corrieredellosport #asroma #foti https://t.co/bu1zqjR3gC
— Corriere dello Sport (@CorSport) May 12, 2023