“Kualitetin e kanë të njëjtë” / Lufta për titull, Mentor Zhdrella parashikon kampionin e Superligës

Me fitoren e Ballkanit (1:2) në Gjilan kundër Dritës në fundjavën që e lamë pas është ashpërsuar edhe më shumë gara për titullin e kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Drita dhe Ballkani kryesojnë tani me 66 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, e ku deri në fund kanë mbetur për t’u…

Sport

11/05/2023 18:11

Me fitoren e Ballkanit (1:2) në Gjilan kundër Dritës në fundjavën që e lamë pas është ashpërsuar edhe më shumë gara për titullin e kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita dhe Ballkani kryesojnë tani me 66 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, e ku deri në fund kanë mbetur për t’u luajtur vetëm edhe tri ndeshje. Drita është lidere për shkak të goldallimit më të mirë.

Në lidhje me këtë garë rivalizuese mes dy kandidatëve për titull të kampionit, lajmi.net ka kontaktuar me legjendën e futbollit kosovar, Mentor Zhdrella.

Ish-lojtari i shumë klubeve në Kosovë, i jep përparësi ekipit nga Gjilani, Drita.

“Sa i përket kualitetit të dyja janë pothuajse të përafërta. Përparësi ka Drita në këtë rast, për shkak se dy skuadrat nëse i fitojnë ndeshjet deri në fund, shpallet kampion për shkak të golaverazhit më të mirë në lojtë direkte. Të dyja presin gabimin e njëra tjetrës, e cila gabon më pak do të shpallet kampion në fund”, u shpreh legjenda e futbollit kosovar

Drita në tri ndeshjet e fundit do të ketë punë me Gjilanin në cilësinë e mysafirit, e pret Malishevën dhe në xhiron e fundit udhëton në Skenderaj te Drenica e cila tanimë ka humbur gjasat pë mbijetesë.

Në anën tjetër, Ballkani luan si vendas me Llapin dhe Ferizajn, ndërsa në javën e fundit luan si mysafir te Gjilani./Lajmi.net/