Ademi e Tovërlani e vizitojnë në shtëpi portierin e Drenicës që mbeti pa vetëdije pas lëndimit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me trajnerin e Kombëtares U21, Afrim Tovërlanin kanë vizituar në shtëpi Altin Gjokajn, portierin e Drenicës që mbeti pa vetëdije pas lëndimit në fushë nj♪7 ditë më parë. Gjokaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e juniorëve mes Trepçës ’89 dhe Drenicës, ndërkohë që…

Sport

11/05/2023 15:42

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me trajnerin e Kombëtares U21, Afrim Tovërlanin kanë vizituar në shtëpi Altin Gjokajn, portierin e Drenicës që mbeti pa vetëdije pas lëndimit në fushë nj♪7 ditë më parë.

Gjokaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e juniorëve mes Trepçës ’89 dhe Drenicës, ndërkohë që mbeti pa vetëdije për disa minuta.

Talenti i portës drenicase u dërgua në spital me autoambulancë, për t’u liruar më pas në shtëpi.

“Sot së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani vizituam portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21”.

“Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica – Trepça’89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm”.

“Altinit i dëshiruam shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër. Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij” – shkroi Ademi në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net/