Tifozët e Milanit “ndezin” atmosferën para ndeshjes, e fyejnë rëndë Çalhanoglun

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Interit. Stadiumi “San Siro” në qytetin e modës është arenë e përplasjes mes dy rivalëve të përbetuar lokal e që nis nga ora 21:00, shkruan lajmi.net. Atmosfera në Milano është ndezur kur ora…

Sport

10/05/2023 19:18

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Interit.

Stadiumi “San Siro” në qytetin e modës është arenë e përplasjes mes dy rivalëve të përbetuar lokal e që nis nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Atmosfera në Milano është ndezur kur ora e fillimit të përballjes po afrohet gjithnjë e më shumë.

Tifozët e “kuqezinjve” kanë nisur këngët e tyre pranë hotelit ku po qëndrojnë futbollistët e Milanit.

Një numër i madh i tyre kanë ofenduar rëndë mesfushorin e Interit, Hakan Çalhanoglun që te zikaltrit u transferua pikërisht nga Milanit.

“Çalhanoglu, bir i k**ves” – citohen të kenë brohoritur tifozët e Milanit, njofton Tuttomercatoweb.


Ndeshja e dytë ndërmjet Milanit dhe Interit luhet një javë më vonë dhe fituesi do të luajë në finale me fituesin e takimit tjetër mes Manchester Cityt dhe Real Madridit./Lajmi.net/