Lëndimi që e la pa vetëdije për disa çaste, reagon portieri Altin Gjokaj
Pak minuta më parë, lajmi.net raportoi për lëndimin e rëndë të portierit të talentuar të Drenicës, Altin Gjokaj i cili humbi vetëdijen për disa momente në fushë dhe u dërgua në spital me autoambulancë. Tani, portieri i Drenicës, Altin Gjokaj ka reaguar vetë në llogarinë e tij në Facebook duke konfirmuar lëndimin e rëndë ndërsa…
Sport
Pak minuta më parë, lajmi.net raportoi për lëndimin e rëndë të portierit të talentuar të Drenicës, Altin Gjokaj i cili humbi vetëdijen për disa momente në fushë dhe u dërgua në spital me autoambulancë.
Tani, portieri i Drenicës, Altin Gjokaj ka reaguar vetë në llogarinë e tij në Facebook duke konfirmuar lëndimin e rëndë ndërsa tregoi se pas rekomandimeve të stafit të mjekëve është liruar për në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Gjokaj falënderoi stafet e mjekëve të dy klubeve për intervenimin e tyre.
POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):
Faleminderit zot!
Sot ne ndeshjen kampionale me kategorin e juniorëve mes KF Drenica dhe KF Trepca 89, gjatë një dueli në pjesën e dytë, pesova një lëndim ku isha pa vetedije për rreth 2 – 3 Minuta.
Pas intervenimit të mjekëve të të dyja klubeve, vetëdija ime u kthye dhe për shkaqe sigurie me autoambulanc u drejtova drejt Spitalit te qytetit Skenderaj e me pas për në Spitalin e qytetit të Mitrovices.
Pas punes profesionale shendeti im u rikthye ne normalitet por me disa dhimbje te kokes dhe qafes. Pas rekomandimeve nga stafi i doktorëve jam duke qendruar ne shtepin time me qafen te cilen e kam ne izolim dhe duke ju nenshtruar keshillave te tyre.
Faleminderit zotit, stafeve të të dyja klubeve dhe ne veqanti Stafit të QKMF Skenderaj dhe Spitalit në Mitrovicë, për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar në rastin tim./Lajmi.net/