Ofendoi Rahovecin me fjalën “Bugar”, kryetari i Lirisë mund ta pësojë nga FFK-ja
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetarit të klubit të Lirisë së Prizrenit, Qemal Krasniqit në lidhje me ndeshjen e Ligës së Parë mes Rahovecit dhe Lirisë. Sipas njoftimit, Krasniqi ofendoi klubin dhe qytetin e Rahovecit me fjalor ofendues “Bugar” në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. “Inicim disiplinor…
Sport
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetarit të klubit të Lirisë së Prizrenit, Qemal Krasniqit në lidhje me ndeshjen e Ligës së Parë mes Rahovecit dhe Lirisë.
Sipas njoftimit, Krasniqi ofendoi klubin dhe qytetin e Rahovecit me fjalor ofendues “Bugar” në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
“Inicim disiplinor ndaj: Kryetarit të FC ”Liria”, Qemal Krasniqi. Motivi: Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së.
Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale pas ndeshjes kishte ofenduar rëndë klubin dhe qytetin kundërshtarë.
Disa orë më pas Krasniqi tha se llogaria e tij ishte manipuluar.
“Të nderuar Rahovecian, ju që keni dhënë shumë për këtë vend, ju kërkoj falje publike, sepse dikush për disa orë ka manipuluar në Facebookun tim”, shkroi ai./Lajmi.net/