Mbijetesa mision i vështirë për Malishevën, Sokoli optimist se do t’ia arrijnë qëllimit

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka pranuar se sigurimi i mbijetesës këtë edicion është i vështirë për skuadrën e tij, por ai është shprehur optimist se do ta arrijnë qëllimit. Malisheva është jashtë zonës së kuqe, megjithëse mbetet në garë të ashpër me disa skuadra për të siguruar mbetjen në elitë. “Do të jetë shumë…

Sport

10/05/2023 16:26

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka pranuar se sigurimi i mbijetesës këtë edicion është i vështirë për skuadrën e tij, por ai është shprehur optimist se do ta arrijnë qëllimit.

Malisheva është jashtë zonës së kuqe, megjithëse mbetet në garë të ashpër me disa skuadra për të siguruar mbetjen në elitë.

“Do të jetë shumë e vështirë të mbijetojmë. Kemi tri ndeshje, ku tre kundërshtarët tanë janë favoritë. Ne duhet të fitojmë tri pikë për të shpëtuar nga rënia. Luajmë me Prishtinën si vendas, Dritën si mysafirë dhe Llapin si vendas”, tha Sokoli, duke shtuar:

“Unë jam optimist se njërën nga këto ndeshje do ta fitojmë, ose në të gjitha ndeshjet të marrim nga një pikë dhe të sigurojmë ekzistencën. Nuk e fsheh, është shumë e vështirë” – deklaroi Sokoli në një intervistë për lajmi.net.

Sokoli tha se objektivin skuadra që ai drejton ka mundur ta arrijë synimin në ndeshjen e fundit kundër Dukagjinit (1:0), por sipas tij, atë e pengoi gjyqtari.

“Në ndeshjen e fundit kemi qenë shumë afër qëllimit por ishte e pamundur për shkak se pengesë ishte arbitërimi për të cilin klubi lëshoi komunikatë. Malisheva ka një organizim të mirë dhe meriton të jetë në Superligën e Kosovës”, theksoi ai.

Malisheva renditet në pozitën e shtatë tabelore dhe ka grumbulluar 39 pikë./Lajmi.net/