Akuzat ndaj gjyqtarit Bejtullahu, Malisheva në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Malishevës për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit në elitën e futbollit kosovar. Sipas njoftimit, Malisheva akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se kontribuuan në epilogun përfundimtar të takimit në dëm të Malishevës, shkruan lajmi.net.…

Sport

10/05/2023 16:07

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Malishevës për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit në elitën e futbollit kosovar.

Sipas njoftimit, Malisheva akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se kontribuuan në epilogun përfundimtar të takimit në dëm të Malishevës, shkruan lajmi.net.

“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Malisheva”. Motivi: Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) . Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media” – thuhet në njoftimin e publikuar nga uebfaqja e FFK-së.

Më 8 maj, Malisheva njoftoi se ka deponuar ankesë në FFK kundër gjyqtarit Bejtullahu.

Malisheva pretendon se Bejtullahu me vetdije të plotë i ka dëmtuar në atë përballje.

Ndryshe, përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës përfundoi 1:0 në të mirë të vendasve./Lajmi.net/