I rrinte ngjitur, Rudiger arsyeja pse Haaland kishte më pak prekje se dy portierët mbrëmë

Skuadra e Real Madridit barazoi mbrëmë me Manchester City me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Ishte një ndeshje shumë interesante, e përgatitur maksimalisht nga dy trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, shkruan Lajmi.net Megjithatë, një gjë që po komentohet shumë në rrjetet sociale…

Sport

10/05/2023 10:06

Skuadra e Real Madridit barazoi mbrëmë me Manchester City me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Ishte një ndeshje shumë interesante, e përgatitur maksimalisht nga dy trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, shkruan Lajmi.net

Megjithatë, një gjë që po komentohet shumë në rrjetet sociale është padyshim markimi që Rudiger ia bëri sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland.

Norvegjezi ka qenë briliant këtë sezon, duke thyer rekorde të mëdha me golat e tij, por dje u markua në mënyrë fenomenale nga mbrojtësi, Antonio Rudier, i cili nuk po i qëndronte afër çdo sekond dhe nuk e la të kishte asnjë rast të mirë shënimi.

Ky markim u publikua edhe në rrjetet sociale nga një tifoz, i cili bëri të qartë se si edhe kur Haaland nuk e kishte topin, Rudiger i rrinte gjithmonë ngjitur./Lajmi.net/

@sommitsports_ Only way to stop Haaland #realmadrid #mancity #haaland #championsleague ♬ original sound – SommitSports