Guardiola ia ndryshoi pozitën, Akanji: “Nuk jam keq edhe me këmbën e majtë”

Skuadra e Manchester Cityt barazoi 1 me 1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Manuel Akanji, mbrojtësi i Kombëtares së Zvicrës po luan në një pozitë të re që nga lëndimi i Nathan Ake, shkruan Lajmi.net I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes se sa është ambientuar në këtë pozicion,…

Sport

10/05/2023 09:38

Skuadra e Manchester Cityt barazoi 1 me 1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Manuel Akanji, mbrojtësi i Kombëtares së Zvicrës po luan në një pozitë të re që nga lëndimi i Nathan Ake, shkruan Lajmi.net

I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes se sa është ambientuar në këtë pozicion, Akanji deklaroi:

“Ishte ndeshja ime e tretë në krahun e majtë. Mësohesh me të. Sigurisht që nuk është njëjtë si në të djathtën, por këmba ime e majtë nuk është aq e keqe”, u shpreh Akanji pas ndeshjes

Ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./Lajmi.net/