Lojë taktike nga dy trajnerët, gjithçka vendoset në “Etihad” / Real Madrid dhe City në “paqe”

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1. Të parët në epërsi kaluan ekipi i Carlo Ancelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior, shkruan Lajmi.net Vinicius! Unbelievable strike pic.twitter.com/M5dzlwsEAT — TheSecretScout (@TheSecretScout_) May 9, 2023 Në pjesën e dytë,…

Sport

09/05/2023 22:53

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i Carlo Ancelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë me një super gol nga mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne në minutën e 67’të.

Pas këtij goli, dy skuadrat kërkuan të shënonin, por nuk arritën falë intervenimeve të dy portierëve, Courtois dhe Ederson.

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./Lajmi.net/