Batatina ia kthen “dissin” Prognit: Liderët kanë sfida, të paliderët nuk ballafaqohen fare me to

Ditët e fundit është parë një “krisje” e marrëdhënieve mes klubit të Llapit dhe futbollistit Gerhard Progni. Deklaratat e trajnerit Tahir Batatina se Progni “nuk jep asgjë për Llapin” pasoi me kundërpërgjigjjen e lojtarit shqiptar, shkruan lajmi.net. Progni nëpërmjet llogarisë së tij në InstaStory publikoi një gol të tij kundër Llapit sa ishte pjesë e…

Sport

09/05/2023 12:20

Ditët e fundit është parë një “krisje” e marrëdhënieve mes klubit të Llapit dhe futbollistit Gerhard Progni.

Deklaratat e trajnerit Tahir Batatina se Progni “nuk jep asgjë për Llapin” pasoi me kundërpërgjigjjen e lojtarit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Progni nëpërmjet llogarisë së tij në InstaStory publikoi një gol të tij kundër Llapit sa ishte pjesë e Gjilanit, në kohën kur u raportua edhe se ai është larguar nga “Zahir Pajaziti”.

Një ditë më vonë, pra sot, trajneri Batatina në Facebook publikoi një fotografi me një përshkrim thumbues, e që duket të jetë për sulmuesin nga Tropoja.

“Llapi të jep kënaqësi. Nga Restaurant Llapi po e shijoj Arenën “Zahir Pajaziti”. Liderët kanë sfida por nuk dorëzohen kurrë, kurse të pa liderët nuk ballafaqohen me sfida fare. Forca Llapi” – ka shkruar Batatina në Facebook.

Gerhard Progni u transferua me shumë bujë te Llapi në verën e vitit të kaluar nga Gjilani, skuadër me të cilën ai “shpërtheu” duke u shpallur golashënuesi më i mirë i edicionit.

Progni në qershor të vitit të kaluar nënshkroi kontratë tri-vjeçare me Llapin./Lajmi.net/