“Kush dreqin je ti?” – Si e zbuloi Rrahmani tifozin “fantazmë” që hyri dhe festoi me ta në dhomën e zhveshjes

Tifozët e Napolit ende janë në festë për titullin e tretë në histori. Festimet nisën fillimisht në “Dacia Arena”, më pas në “Maradona”, pas suksesit ndaj Fiorentinës para tifozëve të kaltër. Mbrëmjen e 4 majit, kur u sigurua matematikisht titulli, një tifoz napolitan u bë protagonist i një ndodhie të pabesueshme. Salvatore Balzano arriti të…

Sport

09/05/2023 10:45

Tifozët e Napolit ende janë në festë për titullin e tretë në histori. Festimet nisën fillimisht në “Dacia Arena”, më pas në “Maradona”, pas suksesit ndaj Fiorentinës para tifozëve të kaltër.

Mbrëmjen e 4 majit, kur u sigurua matematikisht titulli, një tifoz napolitan u bë protagonist i një ndodhie të pabesueshme. Salvatore Balzano arriti të futej fshehurazi në dhomën e zhveshjes së Napolit.

Në fakt, djali ka festuar së bashku me stafin dhe lojtarët, para se të zbulohej nga Rrahmani: “Kush dreqin je ti?”

I intervistuar për “Radio Marte”, Balzano ka shpjeguar taktikën e përdorur për të hyrë deri në dhomën e zhveshjes, për më tepër në një moment kaq historik.

“Kam përdorur teknikën kur nuk duam të përshëndesim dikë: ecja duke i ngulur sytë në telefon. Bëja sikur isha i zënë, duke shmangur këdo që më dilte përballë. Askush nuk më ndaloi”.

“Unë hyra i pari, lojtarët nuk kishin ardhur ende. I pari që mbërriti ishte Lobotka, me pantallona të shkurtra, më pa i hutuar. Në dorë kishte një shall dhe një flamur”.

“Më pas mbërritën Kim, Kvaratskhelia dhe të tjerët: më përqafuan sikur të isha një prej tyre. I kapja nga bluza, isha si një fëmijë në një shesh lojërash”.

“Madje kalova edhe në dhomën e zhveshjes së Udineses, ku i kërkova fanellën Becaos, por ai më tha ta lija të qetë. Ata ishin të gjithë të trishtuar”.

“Rrahmani më pa dhe bërtiti: “Kush dreqin je ti?” Agjentët e sigurimit më nxorën jashtë me qetësi, madje i përshëndeta. Tani kam vetëm një dëshirë: ta takoj përsëri Rrahmanin për t’i thënë se isha unë” – deklaroi ai./SS