Aktori italian mban premtimin, del lakuriq nëpër rrugët e qytetit pas suksesit të Napolit në Serie A
Napoli pas plot 33 vitesh, u kurorëzua me titullin kampion të Italisë të enjten e kaluar. Qyteti i jugut italian do të festojë për ditë të tëra suksesin që nuk kishte ndodhur më që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Diego Armando Maradona. Skuadra e Luciano Spallettit nëse do të fitonte titullin kampion…
Sport
Napoli pas plot 33 vitesh, u kurorëzua me titullin kampion të Italisë të enjten e kaluar. Qyteti i jugut italian do të festojë për ditë të tëra suksesin që nuk kishte ndodhur më që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Diego Armando Maradona.
Skuadra e Luciano Spallettit nëse do të fitonte titullin kampion të Italisë, aktori Francesco Paolondoni kishte premtuar se do të parakalonte lakuriq nëpër qytet.
Aktori dhe komedian 56-vjeçar, me vendlindje nga Napoli kishte thënë në televizion në janar se nëse skuadra fitonte titullin, ai do të parakalonte lakuriq.
Ai e mbajti premtimin dhe pak ditë më parë parakaloi lakuriq në qendrën e qytetit.
Ai kishte veshur një shall të ekipit të tij të preferuar dhe për të mbuluar organet gjenitale, kishte vendosur një tenxhere me spageti dhe patate para tyre.