Trepça ’89 zyrtarisht e ‘rrëzon’ nga Superliga Drenicën, Dukagjini mposht në fund Malishevën
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Trepça ’89 ka marrë fitore pasi mposhti 3:1 skuadrën e Drenicës, duke ‘rrëzuar’ këta të fundit nga Superliga, kurse Dukagjini – Malisheva u mbyll 1:0, shkruan lajmi.net. Në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Trepça ’89 fitoi lehtësisht ndaj Drenicës. Trepça ’89 po avancoi 2:0,…
Sport
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 ka marrë fitore pasi mposhti 3:1 skuadrën e Drenicës, duke ‘rrëzuar’ këta të fundit nga Superliga, kurse Dukagjini – Malisheva u mbyll 1:0, shkruan lajmi.net.
Në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Trepça ’89 fitoi lehtësisht ndaj Drenicës.
Trepça ’89 po avancoi 2:0, falë golave nga Egzon Fazliu (minuta e 2’) dhe Fatty (minuta e 30’) në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Nimani trefishoi epërsinë e mitrovicasve, pasi shënoi në minutën e 47’ të ndeshjes.
Dy minuta më vonë Meziu ngushtoi paksa epërsinë e Trepçës, duke çuar në 3:1 rezultatin.
Me këtë fitore Trepça 89 qëndron në vendin e tetë me 37 pikë, kurse Drenica zyrtarisht bie nga Superliga pasi pozicionohen në vendin e fundit me vetëm 23 pikë.
Ndeshja tjetër që u zhvillua në Klinë u mbyll 1:0.
Malisheva ishte shumë pranë golit, por që Sobowale goditi shtyllën në minutën e 45+1’.
Në minutat e fundit të ndeshjes vendasit gjetën golin.
Pas kësaj humbje Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 39 pikë, kurse Dukagjini në të katërtin me 44 sosh./Lajmi.net/