“Kontakti me Fatmir Haklajn ishte garanci për ne”, veterani i UÇK-së tregon detaje nga angazhimi i familjes Haklaj

Veteran i UÇK-së Avni Ajeti tregon për kohën kur në ndihmë ju vinte Fatmir Haklaj për furnizimin e UÇK-së me armë. Avniu për Lajmi.net rrëfen edhe për karakteristikat dhe përshtypjet që Fatmir Haklaj ja kishte lënë. “Ne ramë në kontakt e me Familjen Halkaj, më saktë me Fatmir Haklajn, dhe ne ishiim pak të hendikepuar…

Lajme

04/05/2023 21:22

Veteran i UÇK-së Avni Ajeti tregon për kohën kur në ndihmë ju vinte Fatmir Haklaj për furnizimin e UÇK-së me armë.

Avniu për Lajmi.net rrëfen edhe për karakteristikat dhe përshtypjet që Fatmir Haklaj ja kishte lënë.

“Ne ramë në kontakt e me Familjen Halkaj, më saktë me Fatmir Haklajn, dhe ne ishiim pak të hendikepuar të lëviznim lirë edhe në Shqipëri për shkak të situatës atje, dhe kontaktet me Fatmir Haklajn ishin një shpresë e mirë, sepse ai na garantoi që nuk kemi me pasur probleme gjatë transportit të armëve”, ka thënë Avniu.

“Fatmiri e shprehi vullnetin dhe gatishmërin që Kosovës ti ndihmojë pa asnjë kursim, si me furnizim të armëve ashtu edhe me transport, dhe ne në fillim nuk e dinim mirë se kush është ai. Fatmiri ishte fjaëpak, i matur”, ka thënë Avniu. /Lajmi.net/