Zyrtare: Leeds United shkarkon trajnerin, emëron “ekspertin” e mbijetesës

Javi Garcia është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Leeds United pas 12 ndeshjeve në krye të ekipit. Pozitën e kryetrajnerit te Leeds United e ka marrë menjëherë Sam Allardyce, shkruan lajmi.net. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Premierligës me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare. “Leeds United…

Sport

03/05/2023 12:35

Javi Garcia është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Leeds United pas 12 ndeshjeve në krye të ekipit.

Pozitën e kryetrajnerit te Leeds United e ka marrë menjëherë Sam Allardyce, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Premierligës me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

“Leeds United mund të konfirmojë se Javi Gracia do të largohet nga klubi pas 12 ndeshjeve në krye. Nga klubi do të largohen edhe Zigor Aranalde, Mikel Antia dhe Juan Solla, të cilët iu bashkuan Gracias” – thuhet në komunikatën e klubit.


Allardyce ka menaxhuar mbi 500 ndeshje në Premierligë në një karrierë menaxheriale që zgjat 29 vjet dhe ai ka përvojë në luftën për mbijetesë, pasi ka udhëhequr një numër të klubeve të tij të mëparshme që kanë synuar mbetjen në elitë.

Ndeshja e tij e parë në krye të “Bardhezinjve” do të jetë udhëtimi i së shtunës në Premierligë kundër Manchester City./Lajmi.net/