Pas Kosovës, edhe Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave ka mësuar sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve për sezonin 2023/24. Vashat e Shqipërisë janë pozicionuar në Grupin B1 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Hungaria, raporton KosovaPress. Ndërkaq, datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet…

Sport

02/05/2023 20:40

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave ka mësuar sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve për sezonin 2023/24.

Vashat e Shqipërisë janë pozicionuar në Grupin B1 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Hungaria, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e kësaj gare, përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e Grupi B1, për të vendosur kalendarin përfundimtar.

Katër ekipet që zënë pozitat e para në grupet e tyre në Ligën B do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë ose zbresin në Ligën A, eventualisht B.

Liga B, Grupi B1

Shqipëria

Irlanda

Irlanda e Veriut

Hungaria

/Lajmi.net/