Marash Kumbulla i dëshpëruar, humbi ndeshjet me Romën dhe Shqipërinë: Jam i zhgënjyer, do kthehem më i fortë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me lëndimin që e pësoi gjatë vikendit në ndeshjen ndaj AC Milan. Kumbullua përmes rrjeteve sociale është shprehur tejet i zhgënjyer që ky sezon përfundoi në këtë mënyrë, shkruan Lajmi.net “Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll…

Sport

01/05/2023 13:59

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me lëndimin që e pësoi gjatë vikendit në ndeshjen ndaj AC Milan.

Kumbullua përmes rrjeteve sociale është shprehur tejet i zhgënjyer që ky sezon përfundoi në këtë mënyrë, shkruan Lajmi.net

“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë për t’u shëruar. Do ta shfrytëzojë këtë kohër për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale.

Lojtari “kuqezi” përveç që ka lënë keq AS Romën në këto ndeshjet e fundit të sezonit, ai do të mungoj edhe te Shqipëria për përballjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në muajin qershor për kualifikim në Euro 2024./Lajmi.net/