Manchester City merr kreun e tabelës në Premier League
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League. Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë…
Sport
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.
Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Lajmi.net
Në minutën e 15’të, lojtari i klubit vendas Carlos Vinicus barazoi shifrat në 1 me 1.
Por, me një gol tejet të bukur sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez i dha epërsinë Manchester Cityt.
Tani ekipi i Pep Guardiolas ngritët në pozitën e parë me 76 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Arsenal (75) dhe plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/
A field level view of THAT Julian Alvarez goal. ?#MyPLMorning pic.twitter.com/D7b37hwDcU
— NBC Sports Soccer (@NBCSportsSoccer) April 30, 2023