Situatë e çuditshme në futbollin gjerman: Lëndohet gjyqtari anësor, zëvendësuesin e gjejnë në tribuna
Një situatë krejtësisht e pazakontë është parë në Gjermani, në takimin e ligës së tretë, Wiesbaden dhe Meppen. Në një moment, ndihmës gjyqtari u dëmtua, por askush nuk mund ta priste atë që pasoi, njoftojnë mediat gjermane, transmeton lajmi.net. Gjegjësisht, në nivelin e tretë të futbollit gjerman nuk ka gjyqtar të katërt në ndeshje, kështu…

Sport
Një situatë krejtësisht e pazakontë është parë në Gjermani, në takimin e ligës së tretë, Wiesbaden dhe Meppen.
Në një moment, ndihmës gjyqtari u dëmtua, por askush nuk mund ta priste atë që pasoi, njoftojnë mediat gjermane, transmeton lajmi.net.
Gjegjësisht, në nivelin e tretë të futbollit gjerman nuk ka gjyqtar të katërt në ndeshje, kështu që nuk ka pasur kush ta zëvendësojë gjyqtarin e dëmtuar.
Ata vendosën të kërkonin një ndihmës gjyqtar të ri. Në fund gjyqtarin pasues e gjetën hiç më pak se në tribunat mes tifozëve. Ai ishte Janis Jeske.
Normalerweise ist Jannis Jäschke in der Hessenliga unterwegs. Nach über 20 Minuten Spielunterbrechung kam er heute zum unverhofften Profi-Debüt. #WIESVM #3liga
___
Wartet noch aufs Profi-Debüt: @fums_magazin pic.twitter.com/1U9I0fg84A— FUMS (@fums_magazin) April 29, 2023
Kjo doli të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, duke qenë se Janis Jeske, i cili është gjithashtu gjyqtar në ligën e pestë gjermane, ishte në tribunë.
Megjithatë, ai ndoshta nuk mund ta priste që një ditë krejtësisht e zakonshme të kthehej në një debutim në skenën profesionale./Lajmi.net/