Pep Guardiola krahason Premier League me Championsin: Është pothuajse në nivel të njëjtë
Fitorja e thellë 4-1 e Manchester City-t ndaj Arsenalit tashmë e ka bërë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola favoriten e madhe për të triumfuar në Premier League. Trajneri spanjoll është në garë për të fituar Championsin me “Cityzens” (në gjysmëfinale City luan me Realin), por këtë pikë të sezonit nuk i jep përparësi trofeut…
Sport
Fitorja e thellë 4-1 e Manchester City-t ndaj Arsenalit tashmë e ka bërë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola favoriten e madhe për të triumfuar në Premier League.
Trajneri spanjoll është në garë për të fituar Championsin me “Cityzens” (në gjysmëfinale City luan me Realin), por këtë pikë të sezonit nuk i jep përparësi trofeut me veshë të mëdhenj, shkruan Lajmi.net
“Pas asaj ndeshjeje, u thashë lojtarëve se ajo që ndodhi me Arsenalin mund të na ndodhë edhe neve. Tri barazime dhe një humbje.Mund të ndodhë, në një javë është shumë e lehtë të humbasësh pikë. Dhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, aq më e vështirë do të jetë që të ndodhë. Kur je 10, 15 pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt, është normale t’i jepet përparësi Champions League, por ky nuk është rasti ynë, as nuk kemi kohë për t’i dhënë përparësi ndonjë gjëje. Fitimi i Premier League është, në këtë pikë, në të njëjtin nivel me fitimin e Champiosit. Për momentin, vëmendja ime është te Fulhami, West Hami dhe Leedsi. Më pas do të mendoj për Realin”, tha trajneri spanjoll
Për momentin skuadra e Arsenalit është në pozitën e parë me 75 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Manchester City (73) që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./Lajmi.net/
"The Premier League is so attractive!" ?
Pep Guardiola is not prioritising the Champions League over the title ?
? https://t.co/nQG4WbXphB pic.twitter.com/FFR74sZf2X
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 28, 2023