Rikthimi i Messit në “Camp Nou” – Kreu i La Ligas i lë trondit tifozët e Barcelonës
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka “thyer heshtjen” në lidhje me rikthimin e madh të mundshëm të Messit te Barcelona këtë verë. Lionel Messit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë dhe zërat se ai do të rikthehet në “Camp Nou” po shtohen gjithnjë. Megjithatë, ky rikthim, ndonëse me parametra zero, do të…
Sport
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka “thyer heshtjen” në lidhje me rikthimin e madh të mundshëm të Messit te Barcelona këtë verë.
Lionel Messit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë dhe zërat se ai do të rikthehet në “Camp Nou” po shtohen gjithnjë.
Megjithatë, ky rikthim, ndonëse me parametra zero, do të jetë i vështirë për Barcelonën për shkak se duhet të ulë ndjeshëm pagat e futbollistëve si dhe largimin e disa lojtarëve.
Presidenti i La Ligas, Tebas ka thënë në një deklaratë se kthimi i Messit te Barcelona do të jetë i komplikuar.
“Nëse më pyet sot, kthimi i Messit në Barça është shumë i komplikuar. Ne duhet të shohim se si evoluon kjo, por duhen plotësuar disa kushte, si largimet e lojtarëve dhe uljet e pagave – atëherë ju keni për të ditur se çfarë rroge do të kishte Messi”, tha Tebas për RMC, transmeton lajmi.net.
“Barcelona nuk është si PSG. Barça duhet të ulë disa paga për të regjistruar lojtarë të rinj për shkak të Fair Play”, tha ai.
Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 për t’u transferuar si lojtar i lirë te Paris Saint-Germaini./Lajmi.net/