Skenarët që dërgojnë Chelsean në Championship

Skuadra e Chelseat po përballet me shumë probleme me rezultate në ndeshjet e fundit të Premier League dhe humbja e mbrëmshme në shtëpi ndaj Brentfordit ka bërë të mendojmë se janë në rrezik edhe nga rënja. Blutë e Londrës momentalisht janë në pozitën e 11-të me vetëm 39 pikë pas 32 ndeshjeve, vetëm 10 pikë…

Sport

27/04/2023 21:52

Skuadra e Chelseat po përballet me shumë probleme me rezultate në ndeshjet e fundit të Premier League dhe humbja e mbrëmshme në shtëpi ndaj Brentfordit ka bërë të mendojmë se janë në rrezik edhe nga rënja.

Blutë e Londrës momentalisht janë në pozitën e 11-të me vetëm 39 pikë pas 32 ndeshjeve, vetëm 10 pikë larg zonës së rrezikshme, shkruan Lajmi.net

Janë disa skenare, se si ekipi i menaxhuar nga Frank Lampard momentalisht mund të bie nga liga në Championship.

Skenari i parë: Të gjitha skuadrat që janë nën Chelsean, të marrin pikët kryesore dhe Blutë të vazhdojnë me dështime, do të përfundonin në pozitën e 19-të.

Skenari i dytë: Southampton t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, gjithashtu edhe skuadrat nën Chelsean, këta të fundit do të përfundonin në pozitën e 20-të.

Skenari i tretë: Everton, Leeds dhe Nottingham të fitojnë në të gjitha ndeshjet, gjithashtu edhe skuadrat që janë nën Chelsean, kjo e fundit do të përfundonte në pozitën e 19-të.

Chelsea ndeshjet e ardhshme i luan ndaj: Arsenalit, Bournemouth, Nottingham Forest, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Newcaslte United./Lajmi.net/