Pioli do të fitojë 300 mijë euro nga Milani, nëse e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të marrë një shpërblim të madh nëse arrin ta udhëheqë klubin nga qyteti i modës drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve këtë sezon. 57-vjeçari i ka transformuar kuqezinjtë që kur mori drejtimin në tetor të vitit 2019, duke i udhëhequr ata drejt Scudettos së tyre të parë në më…

Sport

27/04/2023 18:28

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të marrë një shpërblim të madh nëse arrin ta udhëheqë klubin nga qyteti i modës drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve këtë sezon.

57-vjeçari i ka transformuar kuqezinjtë që kur mori drejtimin në tetor të vitit 2019, duke i udhëhequr ata drejt Scudettos së tyre të parë në më shumë se një dekadë sezonin e kaluar dhe duke i çuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku ata do të përballen me rivalët e Interit.

Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, Pioli është i sigurt për shanset e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe ka qenë i sigurt që kur rinovoi kontratën me klubin në tetor, kur zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025.

Tekniku italian kërkoi përfshirjen e një bonusi të triumfit në Ligën e Kampionëve në kontratën e tij, me vlerë rreth 300 mijë euro.


Milani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve kundër Interit, me ndeshjet gjysmëfinale që do të luhen më 7 maj.

Kujtojmë se “Rossonerët” kanë fituar shtatë herë Ligën e Kampionëve në histori dhe hera e fundit kur ata e ngren në “qiell” trofeun e çmuar ishte viti 2007./Lajmi.net/