Kriza financiare te Barcelona, klubi katalunas detyrohet ta mbyll televizionin
Skuadra e Barcelonës ka marrë një vendim interesante gjatë ditës së sotme. Ashtu siç bëhet e ditur, klubi katalunas do ta mbyll televizionin e tyre më 30 qershor, Barca TV. Ky vendim vjen për shkak të marrëveshjes së skaduar me kompaninë e njohur, Movistar, shkruan Lajmi.net Rreth 150 punëtor janë informuar për këtë mbyllje dhe…
Sport
Skuadra e Barcelonës ka marrë një vendim interesante gjatë ditës së sotme. Ashtu siç bëhet e ditur, klubi katalunas do ta mbyll televizionin e tyre më 30 qershor, Barca TV.
Ky vendim vjen për shkak të marrëveshjes së skaduar me kompaninë e njohur, Movistar, shkruan Lajmi.net
Rreth 150 punëtor janë informuar për këtë mbyllje dhe ata do të mbesin pa punë qysh nga fundi i qershorit.
Vendim ky vjen edhe për shkak të rregullit të La Liga-s me të drejtat e ‘Financial Fair Play’.
Kujtojmë që klubi i Barcelonës është duke u përballur me disa kriza financiare dhe pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të ketë largime edhe nga grupi i lojtarëve./Lajmi.net/
??| BREAKING: ‘Barça TV’ will be CLOSED by FC Barcelona on June 30. It's over.@sergisoleMD [?️] pic.twitter.com/qClDc0dnIZ
— Managing Barça (@ManagingBarca) April 27, 2023